Biden bisedë telefonike me Netanyahun, thirrje Izraelit për të mbrojtur jetët e civilëve në Gazë

Nga A2 CNN
29 Tetor 2023, 22:10 | Bota

Biden bisedë telefonike me Netanyahun, thirrje Izraelit për të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Kjo është biseda e tyre e parë që kur ka nisur lufta.

Biden ka theksuar nevojën që Izraeli të mbrojë qytetarët e vet nga terrorizmi në një mënyrë të tillë që mbron civilët, tha Shtëpia e Bardhë.

Kreu i shtetit amerikan theksoi gjithashtu nevojën për të rritur menjëherë fluksin e ndihmës humanitare "për të përmbushur nevojat e civilëve në Gaza".

Shtëpia e Bardhë bëri me dije se është zhvilluar telefonata, por nuk dha shumë detaje.

Administrata e Presidentit amerikan, Biden është vendosur gjithnjë e më shumë nën trysni për ta bërë të qartë se mbështetja e palëkundur ndaj Izraelit, nuk do të thotë miratim për të gjitha veprimet e aleatit të Shteteve të Bashkuara në enklavën e varfër bregdetare.

Më herët në disa intervista për televizionet amerikane, këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha se Izraeli ka përgjegjësinë të mbrojë jetët e njerëzve të pafajshëm në Gaza.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani