Sondazh: Si e vlerësoni terapinë në çift?
  • E kam provuar, e dobishme 25%
  • E padobishme 0%
  • S' e di,nuk e kam provuar 75%

Fëmijët po pinë ujë deti në Gaza, mjekët: Evakuimi nga spitalet i pamundur

Nga A2 CNN
30 Tetor 2023, 10:51 | Bota


Trupat izraelite po intensifikojnë operacionet në brendësi të Rripit të Gazës, duke vijuar paralelisht fushatën e pamëshirshme të bombardimeve ajrore. Zëdhënësi ushtrisë së Tel Avivit bëri me dije se gjatë natës u vranë dhjetëra terroristë të cilët ishin mbyllur nëpër tunele e godina, duke u përpjekur të sulmojnë ushtarët.

Sipas tij, gjatë një përleshje të armatosura, një mjet fluturues i komanduar nga trupat tokësore, goditi një zonë trajnimi në brendësi të një pallati me më shumë se 20 terroristë të Hamasit.

Forcat e mbrojtjes në Izrael, bënë me dije se mbi 600 objektivë ishin shënjestruar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa theksuan se thirrja për evakuim për qytetarët e Gazës ishte tani më urgjente se kurrë.

Gjysmëhëna e Kuqe palestineze denoncoi se sulmet ajrore izraelite po vijojnë në zonën rreth një spitali të rëndësishëm në qytetin e Gazës. Izraeli i bëri thirrje stafit të evakuojë spitalin e Al-Quds ditën e diel, por mjekët thanë se zhvendosja e qindra pacientëve, shumë prej të cilëve në terapi intensive do të ishte e pamundur.

Rreth 14 mijë qytetarë besohet se janë strehuar në spital dhe rrethinat e tij. Mbi 30 kamionë me ndihma hynë të dielën në Gaza, por situata atje mbetet dramatike me shumicën e qytetarëve që vuajnë për bukë, ujë dhe gaz.

Fëmijët, sipas UNICEF, po përballen me një katastrofë dhe prindërit nuk kanë zgjidhje tjetër përveç se t’u japin atyre ujë të kripur. Sipas autoriteteve palestineze, mbi 8 mijë njerëz janë vrarë në territor që prej 7 tetorit. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani