Numri dy i Shtëpisë së Bardhë: Nuk do të dërgojmë trupa në Izrael

Nga A2 CNN
30 Tetor 2023, 07:32 | Bota

Numri dy i Shtëpisë së Bardhë: Nuk do të

Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, përsëriti edhe njëherë qëndrimin se SHBA-ja nuk do të dërgojë trupa ushtarake në Izrael apo Gaza, edhe pse situata tashmë është tejet e nxehtë.

Gjatë një interviste për "60 Minutes", numri dy i Shtëpisë së Bardhë shton se Shtetet e Bashkuara nuk i tregojnë Izraelit se çfarë të bëjë, por ofrojnë këshilla, pajisje dhe mbështetje diplomatike.

"Një organizatë terroriste si Hamasi, masakroi qindra të rinj në një koncert. Sipas vlerësimeve, të paktën 400 persona u vranë aty. Izraeli, pa asnjë dyshim, ka të drejtë të mbrohet.”

Më tej, Harris deklaroi se është shumë e rëndësishme në këtë konflikt që të mos ngatërrohet Hamasi me palestinezët.

“Palestinezët meritojnë masa të barabarta sigurie dhe mbrojtjeje, dhe ne kemi qenë shumë të qartë se rregullat e luftës duhet të respektohen dhe se ndihma humanitare duhet të lejohet”, përfundoi Harris.

A2 CNN Livestream

A2 Sport