“Botërori më i keq i të gjitha kohërave”, motra e Ronaldos: Mbappe nuk është real

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2022, 18:48 | Futboll
“Botërori më i keq i të gjitha kohërave”, motra

Katia Aveiro, motra e Cristiano Ronaldos e ka quajtur Botërorin e Katarit si më i keqi i të gjitha kohërave, edhe pse vlerësoi finalen.

“Kupa më e keqe e të gjitha kohërave… që për fat të mirë na dha një finale të madhe. Ç’ndeshje! Urime Argjentinës”.

Ndërkohë, në një postim në rrjetet sociale, ajo vlerësoi Kylian Mbappe, i cili arriti të realizojë 3 gola në finalen e madhe, por pa mund ta fitojë atë. Në anën tjetër, asnjë fjalë për Messin. “Ky djalë është joreal. Ç’e ardhme e ndritur e pret. E pabesueshme”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos