Broja fantastik, “vallja” e tij hungareze na jep fitoren

Nga A2 CNN
9 Tetor 2021, 22:40 | Futboll

Ëndrra vazhdon. Një aksion fantastik i talentit Armando Broja i jep Shqipërisë tre pikët në Hungari, që mban vendin e dytë në renditje dhe përgatitet për sfidën vendimtare me Poloninë.

Fillimi i pjesës së parë karakterizohet nga një lojë të barabartë ku protagonistë, më shumë se rastet e shënimit, janë gabimet në pasime.

Raste të pastra për të shënuar nuk krijohen nga të dy palët, ndërkohë që lajmi i keq për Shqipërinë vjen në minutën 25, pas një përplasje të portierit Etrit Berisha me Ismaijlin dhe Gjimshitin, i cili dëmtohet në shpatull dhe zëvendësohet nga Veseli.   

Në fundin e pjesës së parë duhet sinjalizuar një aksion i vetëm  me portierin për Uzunin, i cili gabon në mënyrë të pafalshme, por “shpëtohet” nga anësori që thërret pozicionin jashtë loje.

Në pjesën e dytë, hungarezët e fillojnë më agresivë, por kuqezinjtë që kundërpërgjigjen me një tentativë të Cikalleshit të bllokuar nga mbrojtja. (‘50).

Në minutën e 57, Uzuni ka në kundërsulm një rast pothuajse identik me atë të pjesës së parë, por gjuajtja e tij devijohet në këndore nga portieri Gulacsi.

Sërish Uzuni në minutën 64 ka një rast me kokë vetëm një metër nga porta hungareze, por gjuajtja e tij është sërish shumë e dobët.  

Një minutë me vonë Reja ndërron pikërisht beratasin por edhe Cikalleshin, duke i zëvendësuar me çiftin Manaj dhe Broja.

https://a2news.com/2021/10/09/notat-e-kombetares/

Hungaria sikur i dorëzohet psikologjikisht Shqipërisë, që fillojnë të kenë presion të vazhdueshëm por pasaktësia e pasimeve të Bajramit dhe një rast i finalizuar nga Gjasula nuk na bën të përfitojmë .  

Por në momentin tonë më të mirë, janë hungarezët në minutën 73 që kanë një rast të pabesueshëm për të shënuar, ku Orban pas një goditje standarde gabon nga pak centimetra.

Në '79, shpërthen Armando Broja, merr topin nga krahu i djathtë duke kaluar kundërshtarin e tij  në mënyrë fantastike, pothuajse si një balerin,  me “vallen” e tij mes mbrojtësve që përfundon me një gjuajtje që përfundon në rrjetë.  

Shqipëria mbron me pak vështirësi rezultatin në minutat finale, por tre pikët janë më se të merituar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/09/mes-triumfit-hungarez-nje-lajm-i-hidhur-gjimshiti-demtohet-rende/

A2 CNN Livestream

Latest Videos