![Ndeshja e 12 tetorit, shiten të gjitha biletat për](https://cdnimpuls.com/a2news.com/wp-content/uploads/2021/10/-1000-0-Stadio-Tirana_03.jpg)
Shiten të gjitha biletat për ndeshjen e 12 tetorit, ku Shqipëria do të presë Poloninë e Robert Lewandowski në “Arenën Kombëtare”.
Sportelet në kryeqytet janë mbyllur, teksa edhe në dyqanin online shfaqet shkrimi “të shitura”. Interesimi për sfidën vendimtare të Kombëtares në kualifikueset e Botërorit 2022 ishte mjaft i madh, prej ditëve të para kur biletat u hodhën në treg.
Sipas spekulimeve të pakonfirmuara në stadium do të jenë afro 20 mijë tifozë, edhe pse prej pandemisë, në stadiumet shqiptare lejohet vetëm 30 përqind e kapacitetit të spektatorëve. (A2 Televizion)