Hungari-Shqipëri, dalin formacionet zyrtare, Uzuni - Cikalleshi reparti i sulmit

Nga A2 CNN
9 Tetor 2021, 19:47 | Futboll

Mungon rreth një orë nga fillimi i ndeshjes së shumëpritur midis Hungarisë dhe Shqipërisë në Budapest,  e vlefshme për kualifikuesit e Botërorit.

Ndërkohë janë shpallur formacionet zyrtare, që  nuk ndryshojnë nga informacionet paraprake të A2 CNN.

Në portë do të  jetë sërish Berisha, mbrojtja e përbërë nga Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, ndërkohë që mesfusha që ka bindur teknikun Reja është ajo me Hysaj, Bare, Gjasula, Çekiçi dhe Trashi.

https://a2news.com/video/formacioni-i-mundshem-kunder-hungarise-dy-surpriza-ne-sulm-per-te-befasuar-kundershtarin/

Në sulm, Uzuni do të ketë Cikalleshin si shok reparti, për të tentuar golin në kampionatin që e sheh si protagonist dhe që mund të na hapë rrugën drejt vendit të dytë në grup.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos