Sondazh: A duhet të zbatohet leja menstruale në Shqipëri?
  • Po 50%
  • Jo 40%
  • Nuk e di 10%

Çarja e digës rrethon shtëpitë me ujë në Norvegji, lumenjtë rrëmbejnë çfarë gjejnë përpara

Nga A2 CNN
10 Gusht 2023, 08:28 | Bota

Një digë në Norvegji është shembur pjesërisht duke përmbytur sipërfaqe të mëdha, në një kohë kur vendi po përballet me një mot të keq dhe rritje të nivelit të lumenjve, si pasojë e stuhisë Hans që ka shkaktuar kaos në të gjithë Evropën veriore, ditët e fundit.

Një grua rreth të 70-ve vdiq të mërkurën pasi ra në një përrua, ndërkohë që 700-800 njerëz u evakuuan në Innlandet, Oslo dhe Trondheim.

Prurjet e mëdha të ujit që po shkonin drejt digës Braskereidfoss bënë autoritetet të mendonin të bënin një shpërthim të kontrolluar të saj, pasi ujërat po shkonin në drejtim të qytetit.

Instituti i hidrologjisë, NVE, tha se pjesë të Norvegjisë lindore dhe qendrore janë ende në alarm të kuq, me shumë lumenj që po arrijnë prurje në nivele rekord.

Kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Støre, i cili vizitoi zonat e prekura, tha se një sfidë e madhe ishte përpara për vendin.

https://a2news.com/2023/08/07/cahet-diga-ne-alaske-lumi-shkaterron-cdo-gje-qe-gjen-para/
https://a2news.com/2023/08/04/cahet-autostrada-makina-bien-njera-pas-tjetres/

Ditari A2 CNN