Në konferencën e përbashkët për media në mbyllje të Samitit të Berlinit në Tiranë, Presidentja e KE Ursula Con der Leyen dhe kancelari gjerman Olaf Scholz u pyetën në lidhje me tensionet midis Kosovës dhe Serbisë. Të vendosur përballë faktit se President serb Aleksandër Vuçiç “i ktheu shpinën” Samitit duke fluturuar drejt Kinës për të takuar Vladimir Putin dhe Xi Jiping, Von der Leyen dhe Scholz iu desh të përgjigjeshin nëse BE do të sanksionojë Serbinë për sulmin e grupit militar serb në Zveçan, që i mori jetën policit kosovar Afrim Bunjaku. (A2 Televizion)