Departamenti Amerikan i Shtetit i ndalon hyrjen në SHBA Sali Berishës dhe familjarëve të tij

Nga A2 CNN
19 Maj 2021, 14:14 | Politikë

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara Sali Berishës dhe familjarëve të tij, bashkëshortes Liri Berisha, djalit Shkëlzen dhe vajzës Argita Berisha Malltezi.

Njoftimin e dha Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken. “Veprimet korruptive të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri. Sot shpall publikisht Berishën dhe familjen e tij të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne qëndrojmë të #BashkuarKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, shkroi Blinken në Twitter.

https://youtu.be/Q3oo2ihfaA0
https://a2news.com/2021/05/19/berisha-non-grata-nga-shba-brace-te-vetmit-qe-me-vijne-ne-mendje-jane-ziver-veizi-faik-myrtaj-hekuran-deda-aleks-nika/

Në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet:

“Veçanërisht në kohën kur ka shërbyer si kryeministër i Shqipërisë, Berisha është përfshirë në vepra korrupsioni, si përvetësimi i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, përfshi edhe përdorimin e fuqisë së tij për përfitime vetjake dhe për pasurimin e aleatëve politikë dhe anëtarëve të familjes në kurriz të besimit të publikut shqiptar te qeveria, institucionet dhe zyrtarëve publikë.

“Për më tepër, retorika e tij vërteton se ai është i gatshëm të mbrojë veten dhe anëtarët e familjes së tij, si dhe aleatët politikë, në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të llogaridhënies.

Me këtë përjashtim, po konfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeverisëse dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë”.

https://a2news.com/2021/05/19/kush-jane-personat-e-shpallur-non-grata-nga-shba/

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos