Deri në 200 fluturime nga Rinasi në ditë, shtohen turistët nga Spanja

Nga A2 CNN
28 Korrik 2023, 11:51 | Sociale
Deri në 200 fluturime nga Rinasi në ditë, shtohen turistët

Ndodhemi në kulmin e sezonit të ri turistik veror dhe numri i turistëve të huaj të ardhur në vendin tonë është i konsiderueshëm.

Shpesh e kemi parë Shqipërinë të citohet dhe nga mediat e huaja, duke i bërë jehonë turizmit, një promovim ndërkombëtar, i cili ka ngjallur kureshtjen dhe ka ndikuar në rritjen e ndjeshme të numrit të vizitorëve të huaj gjatë këtij sezoni turistik.

Gazetari Armend Pire raportoi në Dita Jonë këtë të premte nga aeroporti i Rinasit për fluksin e turistëve të huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë gjatë kësaj vere për të pushuar. Ai bën me dije se përsa i përket numrit të turistëve, ka pasur një fluks të lartë të udhëtarëve si të atyre që mbërrijnë, por dhe aty që nisen pasi kanë kryer pushimet.

Sipas të dhënave të grumbulluara nga Aeroporti i Rinasit, ka pasur 190 deri në 200 fluturime në ditë. Edhe këtë vit, në krye të listës qëndrojnë polakët, të cilët mbajë vendin e parë për numrin më të lartë të turistëve. Ndërkohë, risi janë turistët që kanë ardhur në vendin tonë nga Spanja. Gazetari Armend Pire raporton se rritja e turistëve spanjollë mund të jetë ndikuar edhe nga ardhja e një restori të ri, i cili është pjesë e një brendi spanjoll.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi