Digjet një automjet gjatë natës në Durrës

Nga A2 CNN
20 Prill 2021, 09:37 | Kronikë
Digjet një automjet gjatë natës në Durrës

Një automjet është djegur gjatë natës në qytetin e Durrësit.

Policia ka bërë të ditur se rreth orës 02:45, në lagjen nr. 16, Durrës, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht një mjet i parkuar tip "BMW", në pronësi të shtetasit E. M.

Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos