Autobusi përplaset me një makinë në qendër të Tiranës, ka të lënduar

Nga A2 CNN
20 Prill 2021, 08:07 | Kronikë

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku janë përfshirë një autobus dhe një makinë e vogël.

Aksidenti ka ndodhur në qendër dhe për pasojë kanë marrë plagë të lehta 4 pasagjerë të autobusit që janë dërguar në spital për kontroll mjekësor.

Shkaqet e aksidentit janë të panjohura, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos