Kundërshtuan policinë me dhunë, arrestohen tre persona

Nga A2 CNN
20 Prill 2021, 09:25 | Kronikë
Kundërshtuan policinë me dhunë, arrestohen tre persona

Arrestohen tre persona që kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë në Durrës.

Sikurse njoftohet, policia ka konstatuar në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar, një lokal të hapur pas orarit të përcaktuar për mbyllje, brenda të cilit ndodheshin disa persona, të cilëve iu kanë kërkuar, dokumentet e identifikimit, por janë hasur me rezistencë.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në lagjen nr. 13, Plazh, një lokal të hapur pas orarit të përcaktuar për mbyllje, brenda të cilit ndodheshin disa persona. Shërbimet e Policisë, pasi i kanë kërkuar shtetasve që ndodheshin brenda në lokal, dokumentet e identifikimit, 3 prej tyre nuk kanë pranuar t’i tregojnë, duke i kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.     

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë", shtetasit:

H. B., 55 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje" dhe "Prishja e rendit dhe qetësisë publike"; E. B., 26 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje" (vëllezër) dhe A. C., 37 vjeç, të tre banues në Durrës.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë pronarin e lokalit, shtetasin E. P., pasi është konstatuar duke ushtruar aktivitet në subjektin e tij, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos