Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 43%
  • Tre herë në javë 21%
  • Vetëm në fundjavë 7%
  • Asnjëherë 29%

Disa vende kalojnë në listën e gjelbër, Britania heq karantinën e detyruar dhe për Francën

Nga A2 CNN
5 Gusht 2021, 17:53 | Bota
Disa vende kalojnë në listën e gjelbër, Britania heq

Pas grindjes vjen paqja. Udhëtarët e vaksinuar plotësisht që kthehen në Angli, Skoci apo Irlandë të Veriut nga Franca nuk do të duhet të karantinohen pas të dielës. Pas një rishikimi të rregullave për udhëtimet, qeveria e Londrës vendosi ta bëjë këtë ndryshim, duke sheshuar akuzat e Parisit për diskriminim.

Gjithashtu zhvendosi Gjermaninë, Austrinë dhe 5 shtete të tjera nga lista portokalli në atë të gjelbër, duke u mundësuar lëvizjen e plotë të lirë.

“Një numër vendesh u zhvendosën në listën e gjelbër dhe Franca gjithashtu lëviz nga ‘Portokalli Plus’, që do të thotë se mund të trajtohet si të gjitha shtetet e tjera në Europë, njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar do të jenë në gjendje të kthehen pa nevojën e karantinës, por vetëm me një test”, u shpreh Grant Shapps, ministër i Transportit i Britanisë së Madhe.

Këtë javë hyri në zbatim dhe udhëzuesi i ri për udhëtimet ndërkombëtare në Britani, që lejon amerikanët dhe europianët e vaksinuar plotësisht që të udhëtojnë lirshëm drejt këtij vendi. Franca u përjashtua fillimisht nga ky vendim, për shkak të shqetësimeve nga përhapja e lartë e variantit delta tëCovid-19.Letonia, Gjeorgjia, Katari dhe Meksika, aktualisht në listën portokalli, do të zhvendosën në atë të kuqe për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike nga Covid-19. U përfol që në këtë listë të futej dhe Spanja, por diçka e tillë nuk ndodhi. Sa i përket Shqipërisë, Britania e liston atë mes vendeve me rrezik të mesëm dhe udhëtarët nga shteti ynë duhet të karantinohen 10 ditë pas mbërritjes në ishull.

A2 CNN Livestream

A2 Business