Dorëheqja e Hashim Thaçit, Vjosa Osmani merr kompetencat

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2020, 12:56 | Kosova
Dorëheqja e Hashim Thaçit, Vjosa Osmani merr kompetencat

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tashmë do të ushtrojë dhe detyrën e presidentit pasi Hashim Thaçi vendosi të dorëhiqej pas aktakuzave të Gjykatës së Hagës.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës parashikon se në rast se Presidenti përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë, ai ia kalon detyrat e tij Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës.

Sipas Kushtetutës, posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit, nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos