I konfirmohet aktakuza, Rexhep Selimi niset drejt Hagës

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2020, 08:28 | Kosova
I konfirmohet aktakuza, Rexhep Selimi niset drejt Hagës

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, udhëton sot për në Hagë.

Mbrëmë ai konfirmoi se Gjykata Speciale e ka njoftuar se aktakuza kundër tij është konfirmuar dhe do paraqitet para Dhomave të Specializuara në Hagë për t'u përballur me to.

Gjatë ditës së djeshme ndërkohë forca të shumta policore të Eulex bastisën banesën e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi, në Prishtinë. Arsyet lidhen me hetimet e Prokurorisë Speciale. Konfirmimi erdhi nga vetë avokati mbrojtës i Krasniqit. Edhe për Krasniqin është konfirmuar aktakuza e Speciales ndaj ish-anëtarit të UÇK-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos