Dy dronë ukrainas i drejtohen Moskës, Kremlini: U shmang sulmi terrorist

Nga A2 CNN
9 Gusht 2023, 07:40 | Bota
Dy dronë ukrainas i drejtohen Moskës, Kremlini: U shmang sulmi

Rusia deklaroi në orët e para, të mëngjesit të së mërkurës, se arriti të shmangë një tjetër sulm terrorist nga ana e Kievit që kishte si synim Moskën.

Gjatë një konference për shtyp, Ministria e Mbrojtjes informoi publikun rus se sistemi mbrojtës antiajror arriti të rrëzojë dy dronë të mbushur me eksploziv që po hynin brenda hapësirës ajrore të kryeqytetit.

Mjetet fluturuese pa pilotë shpërthyen në ajër pa shkaktuar dëme materiale apo të lënduar.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara bënë me dije se në javën e ardhshme do të dërgojë armatim të ri në Ukrainë për të vijuar me kundërofensivën e saj.

Një ditë më parë, britanikja “The Times”, shkroi duke cituar burime ushtarake se Kievi, aktualisht, ka sistemin e mbrojtjes ajror më të mirë në botë, kjo falë ndihmës së Perëndimit.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni