Dërgimi i azilkërkuesve në Atlantik do t’i kushtonte Britanisë 1 milion paund për person

Nga A2 CNN
8 Gusht 2023, 22:47 | Bota
Dërgimi i azilkërkuesve në Atlantik do t’i kushtonte

Emigrantët e paligjshëm janë një kosto e madhe për buxhetin e Britanisë së Madhe, por një plan B i zbuluar nga mediat, që parashikon dërgimin e azilkërkuesve në ishullin Ascension në mes të oqeanit Atlantik do të ishte edhe më i shtrenjtë për qeverinë e Rishi Sunak.

Sipas ish-ministrit Jacob Rees-Mogg dërgimi i azilkërkuesve në ishullin që ndodhet 6000 kilometra larg Britanisë do t’i kushtonte Londrës zyrtare plot 1 milion paund për person.

Ish-sekretari i biznesit dhe njëherësh ish-udhëheqës i Dhomës së Komunëve, i cili shërbeu në administratën e Boris Johnson dhe Liz Truss, tha se kostot "thjesht u rritën, u rritën dhe u rritën" kur ai ishte i përfshirë në diskutime për një plan të ngjashëm në të shkuarën.

Rigjallërimi i planit në fjalë ka ndezur ndërkohë tensione në Whitehall, me Ministrinë e Mbrojtjes që thuhet se është zmbrapsur mes pretendimeve që RAF, e cila operon të vetmin aeroport në Ascension me Forcën Hapësinore të SHBA nuk do të ketë të bëjë me këtë plan të Sunak.

Ndërkohë, detajet për planin të zbuluara për herë të parë në vitin 2020, tregojnë se ish-sekretarja e Brendshme Priti Patel urdhëroi zyrtarët të eksploronin planet për ndërtimin e një qendre azilantësh në Ascension.

Territori i jashtëm i Britanisë, i cili përdoret si një stacion për të furnizuar dhe mbrojtur Ishujt Falkland, ka një bazë të RAF dhe një popullsi prej më pak se 1,000 banorë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu