Tenistja britanike Francesca Jones shkruajti historinë duke u kualifikuar për herë të parë në një Grand Slam, pas fitores 6-0 dhe 6-1 ndaj kinezes Jia-Jing Lu, në paraeliminatoret e Australian Open.
20-vjeçarja, numri 241 i renditjes WTA, ka lindur me një çrregullim që i ka deformuar duart dhe këmbët. Tenistes i mungon nga një gisht në secilën dorë, ndërsa ka vetëm 3 gishta në këmbën e djathtë dhe 4 në këmbën e majtë.
Por, kjo gjë nuk e ka ndaluar që të ndjekë ëndrrën e saj, jo vetëm duke u bërë teniste profesioniste, por edhe duke arritur që të luajë një Grand Slam. (A2 Televizion)