Pas më shumë se 6 javësh nga një prej aksidenteve më dramatike që janë parë në vitet e fundit në F1, Romain Grosjean tregon për herë të parë plagët që iu shkaktuan në duar nga flakët që përfshinë makinën e tij Haas, pas përplasjes së fortë me barrierat e pistës së Bahreinit.
Piloti francez postoi dy foto në Instagram, ku tregon duart e tij dhe ku u bën me dije fansave se ka përfunduar mjekimet.
“Dita e parë pa ilaçe. Harrojmë se sa perfekt është trupi ynë kur funksionon normalisht. Nesër gati për kontrollin e radhës në spital”, shkroi 34-vjeçari. (A2 Televizion)