Ka përfunduar në tragjedi arrestimi i dy personave të dyshuar për vjedhjen e një motori në Trieste të Italisë. Dy vëllezërit e ndaluar për vjedhjen e mjetit motorik janë përleshur me oficerët e policisë në ambientet e Kuesturës dhe i kanë marrë armën njërit prej tyre dhe më pas kanë qëlluar në drejtim të oficerëve të tjerë duke lënë të vdekur 2 prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur pikërisht kur një prej të ndaluarve që dyshohet të jetë me probleme psikike i kërkoi njërit prej agjentëve që ta shoqëronte në tualet dhe më pas u përlesh me të dhe i rrëmbeu armën.
Si pasojë e të shtënave 3 efektivë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Pas ngjarjes të dy vëllezërit me origjine domenikane tentuan të largoheshin nga Kuestura, por u ndaluan.
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i krerëve më të lartë të shtetit italian që kërkuan zbardhjen e ngjarjes, nxjerrjen e përgjegjësive dhe dënimin e autorëve të këtij krimi të rëndë. (A2 Televizion)