
Egnatia regjistroi një fitore të rëndësishme përballë Kastriotit për objektivin Europë. Rrogozhinasit kaluan në avantazh me Duamena që shënoi 2 gola që në pjesën e parë.
Bedri Greca rihapi rihapi sfidën por kaq ishte e pamjaftueshme pasi në pjesën e dytë, Kasa dhe Jackson vulosën fitoren 4-1 të rrogozhinasve. Një sukses që e mban Egnatian në zonën Europë me 37 pikë ndërsa Kastrioti shuan dhe më shume shpresat për të mbijetuar në elitën e futbollit shqiptar.
Nga ana tjetër, Bylis dhe Erzeni nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1. Ballshiotët kaluan në avantazh me Da Silva ndërsa shijakasit vendosen baraspeshën me Kharimanovic pak para fundit. Aktualisht Erzeni ndodhet në kuotën e 33 pikëve dhe pozicionohet në mesin e tabelës ndërsa Bylis qëndron në vendin e parafundit me 27 pikë. (A2 Televizion)