Milani humb fillin ndaj Fiorentinës, hap lojën për vendet në Champions

Nga A2 CNN
5 Mars 2023, 09:19 | Futboll
Milani humb fillin ndaj Fiorentinës, hap lojën për vendet në

Fiorentina fiton në mënyrë të merituar ndeshjen ndaj Milanit dhe ndal pas 4 fitoresh radhazi kuqezinjtë, që në këtë mënyrë humbin mundësinë për të kaluar në vend të dytë pas Napolit, dhe rrezikon të humbë një nga katër vendet për kualifikimin në Champions League të sezonit të ardhshëm.

Yjet e milanezëve nuk iu përgjigjen dëshirave të trajnerit Pioli duke dhënë një provë jo të pëlqyeshme, ndërkohë që Fiorentina që në pjesën e parë rrezikon të kalojë në avantazh, i cili konkretizohet më një penallti të Gozanez në minutën 49 të pjesës së dytë.

Milani duket sikur zgjohet por kapet në befasi gjatë një kundërsulmi me serbin Luka Jovic që vulos rezultatin, ndërkohë që realizimi i Theo Hernandez në minutat shtesë nuk ndryshon asgjë.

Ndërkohë që Milan stepet, dhe sheh me një farë ndrojtje sfidën e kthimit  në Champions me Tottenham në Londër, Fiorentina bëri një hap vendimtar drejt “ujërave të qeta” të Serie A.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli