781 p.e.s. – Vërehet për herë të parë Eklipsi i diellit në Kinë.1783 – Vëllezërit Montgolfier i prezantuan publikut balonat me ajër të ngrohtë dhe realizuan fluturimin e parë.1789 – Hyn në fuqi Kushtetuta e SHBA.1798 – U nda nga jeta Giacomo Casanova, aventurer fisnik dhe shkrimtar italia. Libri i tij "Historia e jetës sime" është referuesi kryesor për të kuptuar rregullat e normat e jetës sociale gjatë shekullit 18.1876 – Një tren i quajtur Trans-Continental Express arrin në San Francisko, Kaliforni, nëpërmjet hekurudhës së parë ndërkontinentale, vetëm 83 orë dhe 39 minuta pas nisjes nga qyteti Nju Jork.1878 – Ndërmjet Perandorisë Osmane dhe Mbretërisë së Bashkuar u nënshkrua “Marrëveshja e Qipros”, me të cilën administrimi i ishullit iu la përkohësisht Britanisë së Madhe.1917 – Shpallen për here të parë Çmimet Pulitzer për letëri, histori e gazetari. Pulitzer është çmim vjetor, themeluar nga hungarezo-amerikani Joseph Pulitzer, nën kujdesin e universitetit Kolumbia, Nju Jork.1965 – Grupi anglez rok Rolling Stones nxorri këngën “Satisfaction”, një nga këngët e tij më të mira.1975 – Lindi në Los Anxhelos, Angelina Jolie aktore amerikane.1990 – Në Shqipëri, qeveria komuniste premton se në parim të gjithë shtetasve do t’u jepeshin pasaporta për të udhëtuar jashtë shtetit. Një muaj më vonë shqiptarët do të vërshonin në ambasadat perëndimore në Tiranë, për të t’u larguar. Ngjarja shënoi fillimin e fundit të diktaturës komuniste në Shqipëri.
(A2 Televizion)