1875 – Vdiq kompozitori i famshëm francez Georges Bizet.1931 – Lindi lideri aktual i Kubës, Raul Castro. Ai e mori pushtetin në Kubë nga vëllai i tij më i madh, Fidel, pas largimit të tij nga skena politike, tre vjet më parë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.1944 – Forcat naziste tërhiqen nga Roma.1944 – Kostumet e banjës, të njohura si bikini, prezantohen për të parën herë për publikun në një sfilatë mode në Paris.1965 – Majori Edward White bëhet astronauti i parë amerikan, i cili eci në hapësirë, gjatë misionit “Gemini 4”.1981 – Papa Gjon Pali i Dytë del nga spitali, pas dështimi të atentatit ndaj tij.1989 – Qeveria e Kinës dërgon trupa ushtarake për t’i larguar protestuesit nga sheshi “Tiananmen”, pas shtatë javësh pushtim.1991 – Vullkani në malin Unzen, në Japoninë Jugore shpërtheu, duke shkaktuar vdekjen e 40 personave.1999 – Qeveria e Slobodan Milosheviçit pranoi planin ndërkombëtar të paqes për Kosovën. NATO-ja shpalli se bombardimet ajrore do të vazhdonin, derisa 40 mijë ushtarët serbë të mos tërhiqeshin tërësisht nga Kosova.2016 - Ndërroi jetë në një spital të Arizonës Muhammad Ali, kampioni amerikan i boksit të peshave të rënda.
(A2 Televizion)