Jo më kot është Mbretëreshë, një 94-vjeçare mbi kalë

Nga A2 CNN
1 Qershor 2020, 15:47 | Fotolajme

Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II, është fotografuar duke kalëruar në Windsor, në daljen e parë publike që prej shpërthimit të pandemisë së koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar. Në fotot e publikuara të dielën, monarkja, 94 vjeç, shihet teksa shëtit mbi një kalë 14-vjeçar.

Mbretëresha njihet për pasionin e saj për kuajt, dhe garat me ta. Fotografi të saj duke shëtitur me kalë janë publikuar ndër vite nga Pallati Mbretëror.

Në prill, ajo mbushi 94 vjeç, por për shkak të pandemisë, nuk pati festime masive, për herë të parë në 68 vite. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos