1519 – U nda nga jeta piktori i njohur italian Leonardo da Vinçi, i cilësuar gjithashtu si ndër piktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.1729 – U lind mbretëresha ruse Katarina e Madhe, e njohur si Katarina II.1882 – U nga jeta në ishullin Caprera, Xhuzepe Garibaldi, revolucionar dhe politikan, që luftoi për lirinë dhe bashkimin e Italisë.1896 – Guglielmo Marconi aplikon për një patentë për shpikjen e tij më të re, radion.1924 - Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u njohu të drejtën e votës të gjithë vendasve amerikanë që kishin lindur në vend. Deri në vitin 1948 në disa shtete të Amerikës vendasit nuk u përfshinë në të drejtën e votimit.1945 – Trupat sovjetike pushtuan Berlinin në Luftën e Dytë Botërore.1946 - Në një referendum, italianët votojnë për ta kthyer Italinë nga një monarki, në Republikë. Pas referendumit, Mbreti Italian Umberto II ikën në mërgim.1951 – Këshilli i Evropës pranoi Gjermaninë si anëtare të plotfuqishme të saj.1953 - Mbretëresha e Anglisë, Elisabeth vuri kurorën. Mbretëresha Elizabeth Alexandra Mary, jo vetëm që është emri me kohëzgjatjen më të gjatë në fron, por është edhe sundimtarja më e moshuar në botë.1967 – Në Stokholm filloi punën Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte, e cila më vonë e fajësoi SHBA-në për luftën në Vietnam.1994 – Nelson Mandela fitoi zgjedhjet në Afrikën Jugore.1997 – Tony Blair, në moshën 44-vjeçare, u bë kryeministri më i ri britanik.
(A2 Televizion)