Eksperti i marketingut tregon si fitoi projektin e BE përmes Inteligjencës Artificiale

Nga A2 CNN
14 Korrik 2023, 20:30 | Ekonomi
Eksperti i marketingut tregon si fitoi projektin e BE përmes

Inteligjenca artificiale ka gjetur përdorim në çdo industri, por së fundmi ajo është përfshirë në marketingun digjital, media dhe gazetari dhe platforma që kanë procese të përsëritshme. Kështu deklaroi eksperti i marketingut digjital Valon Canhasi, në A2 Business, sipas të cilit automatizimi ka filluar të bëhet përmes Inteligjencës Artificiale.

Ai tregoi edhe përvojën e tij personale, ku falë përdorimit të ChatGpt ka fituar projekte nga BE.

“Po patjetër më është bërë si truri i dytë, si konsulent privat se ChatGtp dhe Meet Journey. Ideja  nuk është vetëm pyetje dhe kërkim, por të mësosh të mendosh për ato që ke nevojë. Ne kemi ndërtuar konsulentë të brendshëm që konsultohemi për praktikat më të mira dhe strategjitë për klientët tanë. E kam përdorur për projekte e fonde, ku kam marrë komplet projektin. Ia kam shpjeguar Chatgpt dhe në një formë e tjetër e shkruajti e vendosëm në word, morëm 99.5 pikë, por e fituam me aq. Menduam që do ta merrnim 100%. Kemi konstatuar se në 80% të proceseve të biznesit mund të automatizohen duke përfshirë inteligjencën artificiale, aplikacione, menaxhime  i tasqeve, detyrave të punëtorëve dhe krijimin e produktit final. Në anën tjetër sa i përket dizajnerit , për shkak si operojnë bizneset nuk përdorin kreativitet”, tha ai.

Për konsulenten e biznesit Elona Lopari, inteligjenca artificiale duhet përdorur me kujdes pa humbur zërin autentik. Sipas saj problemi më i madh në përdorim haset në moshat e mëdha.

“Bizneset online ofrojnë një shërbim kudo mjafton anglishtja si gjuhë lidhëse, çdo gjë që krijohet. Duhet të përdoret me kujdes pa humbur zërin autentik. Unë kontentin e krijoj vetë se jam unë personi që besojnë njerëzit. Njerëzit inovatorë e kanë përqafuar më shpejt, por edhe atje (SHBA) është diçka e re që njerëzit po e implementojnë në tregun e punës dhe bizneset e tyre. Skepticizmi më i madh është në moshat e mëdha”.

Ndërsa eksperti i teknologjisë së informacionit Tomi Kallanxhi, e konsideroi pozitive përdorimin e inteligjencës artificiale në biznes, por shtoi se shumica e kompanive nuk pranojnë që e përdorin.

“Është gjë pozitive dhe për mendimin tim të gjitha kompanitë kanë një ChatGtp, gjithkush mund të bëhet data analist. Shumica e kompanive e përdorin ia por nuk e pranojnë, nuk janë gati ta tregojnë”.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli