Ndikimi i Inteligjencës Artificiale në biznes

Nga A2 CNN
14 Korrik 2023, 20:08 | Ekonomi
Ndikimi i Inteligjencës Artificiale në biznes

Inteligjenca Artificiale po shënon transformimin më të madh teknologjik, por edhe njerëzor të kohëve tona. Një mori detyrash, nevojash dhe problemesh po zgjidhen në mënyrë të paimagjinueshme dhe në kohë rekord. Por siç është i madh potenciali i kësaj teknologjie, po aq të shumta janë dhe risqet. Por çfarë është Inteligjenca Artificiale?

Është një “Lloj inteligjence kompjuterike, e cila përfshin aftësinë për të mësuar, përllogaritur, formuluar përfundime dhe ndërmarrë veprime."

Vlera e tregut botëror për Inteligjencën Artificiale për vitin 2022 llogaritet në 120 miliardë dollarë; ndërsa parashikohet që deri në vitin 20230 të kapë shifrën e 1.6 trilionë dollarëve. Sipas të dhënave. 35% e kompanive në botë vitin e kaluar përdorën Inteligjencën Artificiale.

Por Inteligjenca Artificiale do të ndikojë në rritjen e ndjeshme të ekonomisë botërore.

Sipas raporteve të fundit. PBB-ja botërore do të jetë 14% më e lartë në vitin 2030 si rezultat i Inteligjencës Artificiale ose 15,7 trilionë dollarë. Shifër e cila është më e madhe se Prodhimi i Brendshëm Bruto i Kinës dhe Indisë së bashku.

Fitimet rajonale do të ndihen më shumë në Kinë, PBB-ja e së cilës do të rritet me 26% në vitin 2030, ndjekur nga Amerika e Veriut me 14,5% rritje. Të dyja këto rajone përfaqësojnë thuajse 70%, ose 10.7 trilionë dollarë të ndikimit ekonomik botëror të Inteligjencës Artificiale.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli