Rreziku i pastrimit të parave, BSH: Shpresojmë se Shqipëria do dalë nga lista gri

Nga A2 CNN
14 Korrik 2023, 16:36 | Ekonomi
Rreziku i pastrimit të parave, BSH: Shpresojmë se Shqipëria do

Banka e Shqipërisë beson se vendi i ka përmbushur të gjitha rekomandimet dhe detyrat për luftën kundër pastrimit të parave.

Në raportin vjetor të Mbikëqyrjes, institucioni thekson vëmendjen e veçantë ndaj të gjitha problemeve që mund të hasin bankat, mikrofinancat, apo  zyrat e këmbimit valutor.

Plani i veprimit përfshiu edhe ekzaminime dhe inspektime, ku rezultoi se bankat i kushtojnë vëmendjen e duhur parandalimit të pastrimit të parave. Megjithatë, në disa raste janë evidentuar problematika që lidhen me vigjilencën, si dhe ndëshkime kryesisht për pikat e këmbimit valutor”, tha drejtori i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH, Deniz Deralla.

Ndërkohë në raportin vjetor të mbikëqyrjes, theksohet se sistemi financiar shqiptar performoi më mirë se parashikimet ndaj vështirësive që solli rritja e normave të interesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos