Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka realizuar një takimin me shoqatën e bankave dhe drejtues të sektorit financiar, ku në agjenden e diskutimeve ishte edhe kursi i këmbimit.
Sejkoi iu kërkoi bankave të jenë sa më mbështetëse ndaj bizneseve me kontrata të ardhshme, qe i lejojnë ato të mbrohen nga luhatjet e tregut valutor. Po ashtu, iu kërkua një gatishmëri më e madhe për kreditimin e sektorit privat, për t'i rezistuar sa më mirë këtij momenti.
Nga ana tjetër, Sejko vlerësoi se forcimi i lekut ka rritur interesin për të kursyer e investuar në monedhën tonë kombëtare si dhe ka pasqyruar përmirësimin e bilancit të shkëmbimeve tregtare e financiare me jashtë.
Sektori bankar sipas guvernatorit paraqitet me bilance të shëndetshme dhe rezistente ndaj goditjeve të mundshme. (A2 Televizion)