43% e studentëve të universiteteve të vendit e konsiderojnë korrupsionin një fenomen të zakonshëm deri në jashtëzakonisht të përhapur, ndërsa vetëm ¼ nuk e perceptojnë si të pranishëm.
Gjetjet vijnë në bazë të një ankete të zhvilluar nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi IDRA. Ryshfeti më këmbim të notave dhe detyrimi për të blerë tekstet e pedagogëve për të kaluar provimet raportohen si format më të përhapura të korrupsionit. Një situatë që bie ndesh me të dhënat zyrtare që raportojnë institucionet e arsimit të lartë.
Studentët shqiptarë raportojnë më shumë raste të përballjes me korrupsionin se sa të anketuarit në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Por një pjesë e madhe dyfish më e lartë zgjodhi të mos përgjigjet për këto raste, diçka që ekspertët besojnë ka të bëjë me frikën nga ndëshkimi.
Studentët shqiptarë kthyen përqindjen më të lartë të injorimit të rasteve të denoncuara të korrupsionit brenda fakultetit të tyre. Pjesa dërrmuese kërkon formularë online, si opsionin më të mirë për të raportuar rastet. (A2 Televizion)