Presidenti amerikan duket i vendosur të shkatërrojë ëndrrën amerikane. Donald Trump tha të martën se do ti japë fund procesit që u mundëson automatikisht shtetësinë amerikane fëmijëve të lindur në Shtetet e Bashkuara.
E drejta garantohet përmes një amendamenti në Kushtetutë, por Trump thotë se mund ta ndryshojë atë: “Është qesharake, ne jemi vendi i vetëm në botë ku dikush vjen për të lindur, dhe fëmija e tij fiton automatikisht shtetësinë dhe të drejta të plota si qytetar amerikan... vërtet qesharake”.
Por edhe pse Trump thotë se këshilltarët e tij ligjor e kanë siguruar se plani është i mundur, ligjvënës të djathtë e të majtë nxituan të rrëzonin komentet e presidentit. Kryetari i dhomës së përfaqësueseve Paul Ryan ishte i pari që reagoi: "Si konservator besoj në zbatimin e plotë të kushtetutës dhe mendoj se amendamenti i 14-të është shumë i qartë. Kjo e drejtë nuk rrëzohet dot me një urdhër ekzekutiv”.
Studime të pavarura sugjerojnë se çdo vit në Shtetet e Bashkuara lindin dhe bëhen automatikisht qytetarë mbi 300 fëmijë të shtetasve të huaj pa leje qëndrimi, mes të cilëve edhe shumë shqiptarë. Nuk janë pak, e megjithatë përfaqësojnë vetëm 8 për qind të të gjitha lindjeve. (A2 Televizion)