Festivali i Kanës, rikthimi i Johnny Depp dhe vlerësimi për Douglas dhe Deneuve

Nga A2 CNN
17 Maj 2023, 08:09 | Showbiz

Edicioni i 76-të i Festivalit të Filmit në Kanë u hap të martën me nderime për aktorin amerikan, Michael Douglas, dhe ikonën e kinemasë franceze, Catherine Deneuve.

Ky event i rëndësishëm shfaqi dhe premierën botërore të "Jeanne du Barry", i cili shënon rolin e parë madhor të Johnny Depp që nga koha e tij e gjyqit me ish-bashkëshorten Amber Heard.

Douglas, i shoqëruar nga gruaja e tij, Catherine Zeta-Jones, dhe vajza, iu dha çmim nderi i festivalit Palme d'Or në karrierë.

Aktori dhe producenti 78-vjeçar është i njohur për një karrierë të gjerë që përfshin filma si "The China Syndrome", "Basic Instinct", "Falling Down" dhe "Behind the Candelabra".

Deneuve, 79 vjeç, e cila zbukuron posterin e festivalit të këtij viti, ishte gjithashtu e ftuar në skenë. Sakaq, Depp luan Mbretin Luigji XV në "Jeanne du Barry", me regji dhe protagonist aktori dhe regjisori francez Le Besco, si kurtizania franceze, Madame du Barry, që ngjiti shkallët shoqërore në Versajë për t'u bërë e preferuara e mbretit.

Filmi në gjuhën franceze shënon fillimin e një rikthimi për aktorin e "Pirates of the Caribbean", i cili ka bërë pak paraqitje në film apo ekran që nga përfundimi i gjyqit të tij në qershor 2022.

Depp mori një fitore thuajse totale nga një juri amerikane në luftën e tij për shpifje me ish-bashkëshorten dhe aktorin Amber Heard, ku juria i dha atij më shumë se 10 milionë dollarë dëmshpërblim.

Më pak se dy vjet më parë, Depp humbi një padi për shpifje në Britani kundër tabloidit The Sun, i cili e quajti atë një "dhunues të gruas". Menjëherë pas kësaj, Depp u hoq nga ekskluziviteti i filmit "Fantastic Beasts", një spinoff i "Harry Potter". Festivali i Filmit në Kanë, i këtij viti do të zgjasë nga 16 deri më 27 maj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos