U rendit e 22-ta, vjen reagimi i parë nga familja Kelmendi: Eurovision nuk ka më vlera

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 11:07 | Showbiz

Shqipëria u rendit e 22-ta nga 26 vende përfaqësuese në Eurovizion. Albina dhe Familja Kelmendi bënë një performancë dinjitoze, mirëpo kjo nuk ka mjaftuar që të kenë një renditje më të mirë, ndonëse pritshmëritë ishin të mëdha.

Reagimi i parë për këtë rezultat zhgënjyes ka ardhur nga bashkëshorti i Albinës, Valon Vataj, sipas të cilit ky festival nuk ka më vlera.

“Politika triumfoi si zakonisht kundër trojeve shqiptare. Eurovision nga aspekti profesional e njerëzore nuk ka me vlera! Familja ime është fituese e ruajtjes se vlerave muzikore e kombëtare”, shkroi ai në rrjetet sociale.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani