“Foltorja” e Berishës, Nishani: Po tentohet të bëhet diversion

Nga A2 CNN
20 Shtator 2021, 10:21 | Politikë
“Foltorja” e Berishës, Nishani: Po tentohet të bëhet

Ish-presidenti Bujar Nishani ka dalë sërish në mbështetje të Sali Berishës dhe nismës së tij për të takuar dhe bashkëbiseduar me demokratët në mbarë Shqipërinë.

Sipas Nishanit, ndaj “Foltores” po ngrihen shumë teza dhe diversione, por çështja që ngre kjo lëvizje është se a duhet t’i dëgjojë dhe respektojë Basha strukturat e PD-së.

“Ndaj Foltores dhe lëvizjes së Z. Berisha, po tentohet të ngrihen teza e diversione pa fund!

Shumica e tyre dalë nga kazani i propagandës së Edi Ramës. Në fakt, teza dhe çështja e vetme që shtron kjo lëvizje është e thjeshtë dhe e qartë! A duhet që Lulzim Basha t’i respektojë dhe dëgjojë anëtarët dhe strukturat e PD-së? Kaq e thjesht është. Ndaj kësaj gjithsekush ka të drejtën të pozicionohet PRO ose KUNDER. Pa shumë spërdredhje”, shkruan Nishani.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024