Foto magjepsëse në mes të oqeanit, balena përshëndet turistët

Nga A2 CNN
11 Maj 2023, 18:13 | Aktualitet

Foto magjike janë realizuara në Gjirin Monterey në Kaliforni, ku turistët e mbledhur për të parë balenat janë përshëndetur nga një ekzemplar gjigant.

Fotografi veteran, Jodi Frediani, 74 vjeç, arriti të realizonte disa shkrepje fantastike të një balene katërvjeçare, të quajtur Murph, e cila u shfaq mbi sipërfaqe pikërisht në kohën kur njerëzit ishin mbledhur për të parë balenat.

“Një nga balenat bëri një hedhje spektakolare jo shumë larg varkës e më pas na ndoqi për 90 minuta”, citohet Frediani nga “Daily Mail”. “Kërcimi i saj ishte aq i fuqishëm dhe magjik, dukej sikur edhe ajo po e shijonte shoqërinë tonë aty”.

Sipas fotografit, këto balena arrijnë deri në 17 metra gjatës dhe peshojnë deri në 40 tonë, por Murph ishte në moshën e adoleshencës, koha kur edhe argëtohen më shumë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi