Veprat penale në zgjedhje, Celibashi kërkon komunikim me prokurorinë dhe policinë

Nga A2 CNN
11 Maj 2023, 12:28 | Aktualitet
Veprat penale në zgjedhje, Celibashi kërkon komunikim me

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i është drejtuar me një shkresë zyrtare Prokurorit të Përgjithshëm, kreut të SPAK dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, duke kërkuar bashkëpunimin e tyre, në prag të zgjedhjeve të 14 majit.

Celibashi bën thirrje që institucionet të koordinojnë veprimet e tyre dhe me këtë qëllim, të caktojnë personat e kontaktit, përmes të cilëve do të zhvillohet komunikimi mes tyre.

Ky komunikim ndërinstitucional, thekson Celibashi, është në kuadër të parandalimit dhe evidentimit të veprave penale në fushën e zgjedhjeve, referuar garës së të dielës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024