Një foto fantastike e një ariu polar duke fjetur mbi një ajsberg në mes të oqeanit, e realizuar nga fotografi britanik Nima Sarikhani, fitoi konkursin për foton më të mirë nga bota e egër, në konkursin e realizuar nga “Wildlife Photographer of the Year”. Fotografia u realizua në arkipelagun Svalbarg të Norvegjisë, ku Sarikhani qëndroi për tri ditë në kërkim të ariut.
Katër fotografi të tjera u vlerësuan gjithashtu për bukurinë e tyre. Ato do të qëndrojnë të ekspozuara në Muzeun e Historisë së Natyrës në Londër, deri më 30 qershor. (A2 Televizion)