Arturo Vidal është prezantuar në mënyrë spektakolare si lojtar i ri i Colo-Colo, në një stadium të mbushur plot.
Mesfushori i Kilit është kthyer në vendlindje për të mbyllur karrierën e tij të pasur, ku ka luajtur për ekipe të mëdha si Bayern Munchen, Juventus, Inter dhe Barcelona.
Vidal u soll në mes të fushës me helikopter, i veshur si mbret, me kurorë dhe i hipur mbi një kalë për të bërë xhiron përshëndetëse rreth stadiumit. (A2 Televizion)