Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 10%
  • E vështirë 60%
  • E pamundur 30%

Sekretet e pazbuluara të Koresë së Veriut

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2023, 10:00 | Fotolajme

Koreja e Veriut gjithmonë është mbështjellë me një hije misteri dhe fshehtësie, duke u etiketuar me të drejtë si një nga vendet më enigmatike në botë.

Zyrtarisht e quajtur Republika Popullore Demokratike e Koresë, vendi ndan kufij me Korenë e Jugut, Kinën dhe Rusinë. Prej dekadash nën sundimin e dinastisë Kim, Koreja e Veriut ka një prej ushtrive më të mëdha në botë. Ushtria gjithashtu kontribuon në ekonomi, në sajë të fabrikave dhe bizneseve që drejton.

Filozofia e shtetit quhet “juche”, një shpikje e gjyshit të udhëheqësit të tanishëm Kim Jong Un, Kim Il sung, sipas të cilit vendi duhet të jetë i vetëplotësuar, i pavarur dhe ku kryesorja është supremacia e shtetit mbi individin.

Shumica e informacionit që vjen në Shqipëri dhe Perëndim në përgjithësi për Korenë e Veriut, ka sfond politik, çka tregon vetëm një anë të shtetit aziatik. Por vendi është shumë kompleks, me kulturë dhe histori që tejkalon sundimin diktatorial të Kim-ëve.

Një libër me fotografi nga Koreja e Veriut, botuar së fundmi nga fotografi britanik Tariq Zaidi, zbulon disa sekrete të jetës së përditshme të koreano-veriorëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë