FOTOLAJM | Flakë në Kuvendin e Shqipërisë, seanca e buxhetit mbyllet në kohë rekord

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2023, 11:11 | Fotolajme

Në më pak se 5 minuta, maxhoranca miratoi në parim me 73 vota projektbuxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2024. Seanca rekord u zhvillua mes tymit dhe flakëve të ndezura nga disa deputetë të opozitës. Por ky veprim nuk pengoi socialistët të ngrinin kartonët jeshil dhe të votonin projektbuxhetin. Në seancë ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama i cili mungonte prej disa javësh në Kuvend. Situata e rënduar që para fillimit të seancës bëri që të tejkalohej edhe procedura ku qeveria paraqet projektbuxhetin dhe kryetari i komisionit parlamentar të ekonomisë shpreh vendimmarrjen e dhe sugjerimet e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos