Shfrenim pa kufi... Festat në Ibiza në vitet ’70-‘80

Nga A2 CNN
23 Prill 2024, 12:14 | Fotolajme

Burra e gra gjysmë të zhveshur në plazh e të harbuar në diskoteka... Kjo është panorama e zakonshme e ishullit të Ibizës, sidomos gjatë pikut të sezonit turistik. Pamjet e rralla, nga vitet 1970-1980, vijnë përmes aparatit të fotografit spanjoll, Oriol Maspons, botuar së fundmi edhe te gazeta britanike “The Guardian”.

Fotot tregojnë më së miri transformimin e Spanjës në epokën pas vdekjes së Diktatorit Franco, ku nuditeti, liria seksuale dhe liria e shprehjes arritën kulmin pikërisht në ishujt e Mesdheut, ku turistët e shumtë bënin kontrast të fortë me banorët vendas.

Shfletoni galerinë për të parë disa nga fotografitë më të bukura.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli