Dani Carvajal dhe Daphne Cañizares u martuan më 24 qershor, 2 vite pas fejesës. Pandemia e koronavirusit i detyroi që të shtynin dasmën dhe gjithashtu festat respektive të beqarisë.
Në verë dolën fotot e Daphnes që ishte veshur me uniformën e Real Madrid në festën që i kishin përgatitur shoqet, ndërsa fotot nga festa e mbrojtësit të djathtë spanjoll nuk ishin parë.
Por, ditën e djeshme, televizioni spanjoll “Telecinco” publikoi për herë të parë pamjet nga festa e beqarisë së Dani Carvajal. Ai shihet i veshur me fustan nuseje dhe me një maskë të gruas së tij.
Aktualisht, Dani dhe Daphne ndodhen në Doha, për Botërorin që po zhvillohet në Katar. (A2 Televizion)