
25 kandidatë do të votohen të dielën nga anëtarësia e Partisë Demokratike në Gjirokastër, në procesin që po zhvillohet për përzgjedhjen e emrave që partia më e madhe opozitare do propozojë për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.
Në listë kërkohet rikonfirmimi i Tritan Shehut, ish deputet i kësaj zone. Por anëtarësia ka propozuar edhe koordinatorin për rishikimin e reformës territoriale Roland Bejko, dhe arkitektin e njohur Besnik Aliaj. Në votim do është edhe emri i ish-zv.ministrit Kastriot Sulka. Bie në sy mungesa e Dashi Alikos, kryetari aktual i degës së Gjirokastrës.
Qarku i Gjirokastrës prodhon 5 mandate. Ndërkohë, votimi i konsultimit të anëtarësisë nisi dje në Qarkun e Kukësit, ndërsa sot votojnë për kandidatët e tyre demokratët në Qarkun e Dibrës. (A2 Televizion)