All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Gara për kryeministër të Britanisë, tërhiqet Boris Johnson

Nga A2 CNN
23 Tetor 2022, 22:17 | Bota
Gara për kryeministër të Britanisë, tërhiqet Boris
All - Paragraf - 1

Edhe pse mediat britanike raportuan në orët e fundit se ka një rritje të mbështetjes, Boris Johnson ka vendosur që të mos kandidojë për një rikthim në krye të konservatorëve në Britani.

Në reagimin e tij, ish-kryeministri i Britanisë thekson se kishte arritur të siguronte mbështetjen e nevojshme për t’u rikthyer, megjithatë sipas tij, partia do të ishte e përçarë dhe për këtë arsye ka vendosur të mos kandidojë.

All - Paragraf - 3

“Gjatë ditëve të fundit, fatkeqësisht kam arritur në përfundimin se kjo nuk do të ishte gjëja e duhur për të bërë. Ju nuk mund të qeverisni në mënyrë efektive nëse nuk keni një parti të bashkuar në parlament”, tha Johnson. Ai theksoi se është i vendosur për të punuar e për t’u rikthyer fitues në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2024.

Ndërkohë, Rishi Sunak, ish-ministri i Financave në Britaninë e Madhe, konfirmoi sot faktin se është në garë për t’u zgjedhur kreu i ri i konservatoreve në vend dhe rrjedhimisht edhe kryeministri që do të zëvendësojë Liz Truss.

Vendimin ai e bëri publik në rrjetin social Twitter pas takimit privat që pati me Boris Johnson e tashmë është në garë me Penny Mordant. “Kam shumë besim për procesin që po ndjekim. Unë po ju them se jam në të për ta fituar”, tha Mordant.

All - Paragraf - 6

Konservatorët janë vënë edhe një herë në lëvizje për një betejë të re në Doëning Street, pasi qeverisja kaotike e Liz Truss mbërriti në fund, pas vetëm 6 javësh. Kandidatët për ta zëvendësuar atë duhet të sigurojnë mbështetjen e të paktën 100 kolegëve, çka e kufizon numrin e garuesve në vetëm 3 duke qenë se konservatorët numërojnë 357 deputetë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos