Gjarpërinjtë “pushtojnë” rrugët e qytetit pas përmbytjeve të frikshme në Sanliurfa

Nga A2 CNN
15 Mars 2023, 19:02 | Bota

Turqia e jugut është përfshirë nga përmbytje masive që kanë sjellë dëme të mëdha materiale dhe viktima në njerëz. Por, përveç ujit dhe baltës, një tjetër problem i madh po del në pah nga vërshimet e ujërave, teksa nëpër rrugët e qyteteve turke janë shfaqur gjarpërinjtë.

Më së shumti janë vënë re gjarpërinj në rrugët e lagjes “Karaköprü” të Şanliurfas, ndërsa pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale.

9 persona humbën jetën në këtë qytet pasi reshjet e shiut që nisën mbrëmjen e djeshme dhe vazhdojnë edhe sot u shndërruan në përmbytje masive vdekjeprurëse.

Guvernatorja e Şanliurfas ka bërë thirrje që qytetarët të mos largohen nga shtëpitë dhe zonat e sigurta nëse nuk është e nevojshme, ndërsa ka paralajmëruar ata që banojnë në banesa pranë përroit dhe shtretërve të kanaleve që të lirojnë banesat e tyre. (A2 Televizion)

https://youtu.be/zKrU37IMouQ
https://a2news.com/2023/03/15/momenti-rreqethes-kur-nena-femijen-shpetohen-nga-vershimi-i-ujerave/
https://a2news.com/2023/03/15/nuk-kane-fund-fatkeqesite-ne-turqi-pas-termetit-permbytje-te-frikshme-pushtojne-jugun-e-vendit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos