Gjykata e Tiranës i hap rrugë esktradimit të polakut të rrezikshëm

Nga A2 CNN
20 Gusht 2023, 11:42 | Kronikë
Gjykata e Tiranës i hap rrugë esktradimit të polakut të

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "arrest në burg", me qëllim ekstradimin për në Poloni të një 28-vjeçari të arrestuar pak ditë më parë në kryeqytet.

Dominik Orlowski kërkohej nga drejtësia polake për një tentativë vrasjeje.

Para gjyqtarit Gerd Hoxha, 28-vjecari kërkoi të mos ekstradohej, pasi në vendin e tij i rrezikohej jeta.

Orlowski kërkohej nga autoritetet e Polonisë prej marsit, kur ndaj tij ishte caktuar një masë "arrest në burg".

Ai akuzohet se në bashkëpunim me disa persona të tjerë më 10 mars ka qëlluar disa herë me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin po lëviznin 2 shtetas, për t’i vrarë ata. Njëri prej tyre mbeti i plagosur rëndë.

Po ashtu, i riu rezulton i dënuar nga Gjykata në Poloni me 7 vjet burg, për trafikim të lëndëve narkotike, sulm dhe shkatërrim prone. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos