Shtimi i lëvizjeve si pasojë e turizmit rriti ndjeshëm aksidentet

Nga A2 CNN
19 Gusht 2023, 11:45 | Kronikë

Ndryshe nga pjesa e parë e vitit kur numri i aksidenteve ishte në rënie, shtimi i lëvizjeve si pasojë e turizmit ka shtuar aksidentet rrugore. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se muajin e shkuar në rrugët e vendit u përplasën 125 automjete nga 105 korrikun e një viti më parë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se si pasojë e tyre u plagosën apo humbën jetën 165 vetë nga 150 një vit më parë.

“Pikërisht se venë në zona bregdetare. Nga Tirana shumë qytetarë lëvizin drejt plazheve dhe rritja e fluksit të lëvizjeve shton edhe aksidentet”, u shpreh Islam Qibini, ekspert për sigurinë rrugore.

Pjesa më e madhe e atyre që shkaktuar aksidentet rrugore muajin e shkuar rezultojnë në grup-moshën 25 deri në 34 vjeç, ndjekur nga ata 35-44 vjeç. Më të kujdesshmit rezultojnë ata mbi 60 vjeç.

Ndërkohë fundjava rezulton se koha gjatë së cilës ndodhin më shumë aksidente.

 “Kjo pasi në fundjavë ka më tepër qarkulli dhe rrjedhimisht kjo sheqerohet me më shumë aksidente”, tha eksperti.

Marrë në harkun e 7 muajve, këtë vit ka ndodhur 653 aksidente rrugore nga 686 në po të njëjtin hark kohor të një viti më parë.

https://a2news.com/2023/08/19/aksidentohen-me-motore-dy-turiste-ne-sarande/
https://a2news.com/2023/08/18/aksident-me-vdekje-ne-fier-makina-perplas-kembesorin/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Edicioni informativ nga Suela Demiri